Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Frika e pabazuar, Asociacioni s’bëhet Sërpska ekonomikisht

 
   

Tema më e diskutuar që një dekadë, u aktualizua pas sulmit të Banjskës.

Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, veç pavarësimit të tij politik si trupë, do ta ketë edhe buxhetin e vet, ani se propozimi zyrtar ende nuk u bë publik.

Fondacioni gjerman Friedrich Ebert, hartoi një draft-statut këtë fillimvit, për të cilin klani mëson se u kontaktuan për konsultim pas 24 shtatorit nga zyra e kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Nga kjo organizatë s’e komentuan këtë, por konfirmuan se çështja ekonomike është në lehtë e menaxhueshme.  Dëmi ekonomik minohet edhe më sipas tij, pasi hartimi i buxhetit kërkon dritën jeshile të institucioneve kosovare.

Nga ekzekutivi, Dhoma e Tregtisë e Industrisë po kërkon kujdes i veçantë që të mos sjellë pabarazi në treg.

Këta thonë se duhet shmangur edhe centralizimi i kompetencave ku paria e AKS-së merr vendime për shumicën.