Forca e Sigurisë së Kosovës, në kuadër të trajnimeve të rregullta, do të zhvillojë aktivitete dhe ushtrime ushtarake në zonën e fshatrave Koliq dhe Keqekollë, nga 30 tetori deri më 2 nëntor 2026.
Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, gjatë kësaj periudhe pritet të ketë lëvizje të shtuara të trupave dhe automjeteve ushtarake, si dhe zhvillim të ushtrimeve të ndryshme në zonën e përmendur.
Komuna u ka bërë thirrje banorëve për mirëkuptim gjatë realizimit të këtyre aktiviteteve.
Ushtrimet do të zhvillohen në kuadër të trajnimeve të rregullta të FSK-së.
