Lajme

Ftesa e Kurtit për subjektet politike, ja si përgjigjet AAK

Për hir të transparencës ndaj qytetarëve, po e ndaj me ju përgjigjen zyrtare të Aleancës, e cila sapo i është dërguar Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti.

Qëndrimi ynë mbetet ai i datës 26 qershor – i qartë, parimor dhe tërësisht publik.

Nuk kemi ndryshuar qëndrim dhe vazhdojmë të besojmë se proceset politike duhet të zhvillohen mbi bazën e përgjegjësisë institucionale, respektit reciprok dhe transparencës së plotë ndaj qytetarëve.

Image
Letra

Siç ka bërë të ditur kryetari Ardian Gjini, Aleanca mbetet e përkushtuar ndaj këtyre parimeve dhe do të vazhdojë të veprojë me përgjegjësi, në interes të qytetarëve dhe të institucioneve të vendit.

Të Ngjashme