Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

“Fun Run Tirana”, nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve të Tiranës marrin pjesë në garë

Sikurse është bërë tashmë traditë, një ditë para Maratonës së madhe të Tiranës, të rinjtë e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve në kryeqytet, morën pjesë në një garë prej 2 kilometrash, pjesë e maratonës “Fun Run Tirana”.
Në orën 10:00 të mëngjesit, gara nisi nga sheshi “Nënë Tereza” dhe vijoi përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

I pari që kaloi vijën e finishit nga kategoria e djemve ishte Florant Senameri me 2 minuta e 12 sekonda nga shkolla “Arben Broci”.Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu apeloi për më shumë përkushtim ndaj aktiviteteve sportive.

“Sot kemi ditën përpara Maratonës së Tiranës 2023 që organizon Bashkia dhe sot gjithë gjimnazet, shkollat 9-vjeçare, kanë kontribuar duke u kujdesur për veten e tyre, për një jetesë të shëndetshme. Nëse ne i kushtojmë edhe më shumë kohë sportit, të jeni të bindur që edhe vetë do të jemi më të shëndetshëm, edhe qyteti do jetë më i shëndetshëm, edhe vendi eci më përpara”, tha ministrja Manastirliu.
Tirana do të organizojë nesër për të shtatin vit “Maratonën e Tiranës” e cila mirëpret më shumë se 4,000 pjesëmarrës jo vetëm nga Shqipëria, por gjithashtu dhe nga vende të huaja, gati për të sfiduar veten.