Aktuale

Fundjava sjell shi dhe freskim/ Temperaturat bien me 5 gradë, ja kur priten shtrëngata në të gjithë territorin

Nga kjo e premte, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të lagështa dhe më të freskëta.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, priten vranësira të herëpashershme në qendër dhe në jug të vendit, përfshirë zonat kodrinore dhe malore të kryeqytetit, ku vijojnë ende të jenë aktive disa vatra zjarri.

“Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, kryesisht në relievet kodrinore dhe malore në Gjirokastër, Berat dhe Korçë. Në Korçë, reshjet do të jenë edhe në formën e shtrëngatave”, tha sinoptikani Elvi Jahaj.

NEWS  Acar, reshje shiu dhe dëbore mbërthejnë vendin, ja çfarë pritet të ndodh nesër me motinNë Tiranë dhe Elbasan, reshjet do të jenë të herëpashershme dhe me intensitet të ulët. Edhe në fundjavë, vendi do të jenë nën ndikimin e masave më të freskët dhe të lagështa.

Moti i paqëndrueshëm do të vazhdojë edhe gjatë fundjavës, ndërsa të martën reshjet e shiu do të përfshijnë të gjithë vendin, sipas sinoptikanëve e për pasojë do të lemë pas të nxehtin përvëlues, për t’u rikthyer te temperaturat mesatare të muajit gusht.

NEWS  “Me sy e veshë” te finalja e “Big Brother Vip Albania 5”, dalin DETAJE: Ja kur pritet të mbarojë reality show“Të martën pasdite, reshjet e shiut do të përfshijnë të gjithë territorin. Herë pas here, do të jenë në formën e shtrëngatave. Nga vlerat 40-41 gradë Celsius, në mesditë temperaturat do të jenë 35-36 gradë Celsius. Do të kemi rënie temperaturash edhe në vlerat minimale”.

Edhe era, faktor për përhapjen e flakëve në zonat që përfshihen nga zjarret, pritet të ulë intensitetin gjatë ditëve në vijim, duke mos tejkaluar shpejtësinë 10-12 metër për sekondë./Top Channel

NEWS  Ministri Lamallari kërcënon drejtuesit e mjeteve luksoze: Nuk ka rëndësi mbiemri, pozicioni apo makina që drejtoni

Të Ngjashme