Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Fundoset gomonia me emigrantë në brigjet e Libisë, rreth 61 të zhdukur

Një gomone me rreth 86 emigrantë në bord është fundosur në brigjet e Libisë. IOM, organizata Ndërkombëtare për Emigracionin bëri të ditur se 61 persona rezultojnë të zhdukur, ndërsa 25 kanë mbijetuar.

Gomonia ishte nisur rreth dy ditë më parë nga Zaura, një qytet në bregdetin libian, por fatkeqësisht emigrantët do të përballeshin me këtë tragjedi të radhës.

Kujtojmë se vetëm këtë vit në Mesdheun qëndror këtë vit kanë humbur jetën mbi 2,250 njerëz, shkruan abcnews.al