Aktuale

Kandidate për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 9 majit/ Demokratët propozojnë emrin e tyre, ja kush mori më shumë vota nga PD

Deputetja Jorida Tabaku është propozuar nga disa degë të PD në Tiranë për garën e 9 majit për bashkinë e kryeqytetit.

Tabaku ka qenë nënkryetare e bashkisë në vitin 2011 dhe prej vitit 2013 është deputete. Në zgjedhjet e 2025 ajo ishte deputetja që mori më shumë vota nga PD në Tiranë.

Por vetë Tabaku nuk ka ambicje për të garuar për bashkinë e Tiranës Përveç saj, demokratët kanë propozuar edhe Belind Këlliçin, Ethem Agën, Klevis Balliun.

Por kandidatura që gëzon më shumë mbështetje është mjeku Ilir Alimehmeti, i cili pritet të jetë kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 9 majit.

Deri në datën 30 nëntor Partia Demokratike do të mbledhë propozime nga strukturat e saj për kandidatët për zgjedhjet e 9 majit, e më pas do nisë procesi për përcaktimin e 46 figurave me të cilat do të kërkojë fitoren përballë Edi Ramës dhe PS.

Të Ngjashme