Lajme

Gacaferi me paralajmërim të fortë për LDK-në: Sot e keni shansin e fundit

Anëtari i Anëtari i Guxo-s, Luan Gacaferi, i ka bërë thirrje LDK-së që të mbështesë zgjedhjen e Presidentit, duke e cilësuar këtë si një mundësi për stabilizimin e vendit.

Gacaferi ka deklaruar se LDK-ja mund të fitojë mbështetjen e qytetarëve përmes këtij vendimi, ndërsa ka paralajmëruar se humbja e kësaj mundësie mund të ketë pasoja politike për partinë.

Postimi i Gacaferit:

LDK sot e ka mundësinë e artë por edhe shansin e fundit ta ndihmojë Kosovën e ta shpëtoi vetën e saj!

LDK’ja, sot e ka një shans që nuk do duhej ta humbiste, duke i dhënë Kosovës një president e kështu Kosovën ta dërgonte në ujëra të sigurta e të qeta, kurse vetës së saj t’i siguronte një simpati tek populli i Kosovës, i cili pastaj në zgjedhjet e ardhshme do ja paguante me votë, duke e kthyer në një parti me gjasa të mëdha qe në një të afërme jo të largët të kthehej në pushtet!

Sidoqoftë LDK’ja, duhet sot ta dijë e ta kuptoj që nëse e humb këtë mundësi ideale, Kosova prapë do mbijetoi e do vazhdoi, por bukur me bindje e themë se për LDK nuk jam bash i sigurtë se do mbijetoi si parti, tu i pas parasysh rrethanat në të cilat gjindet vet e shto pastaj ndikimin e PDK’së, të njerzit e saj, brenda në parti e jashtë në terren!

Të Ngjashme