Anëtari i Guxo-s, Luan Gacaferi, ka deklaruar se tetë deputetë të LDK-së mund të mos marrin pjesë në seancën e Kuvendit më 9 shtator, ku pritet të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.
Gacaferi ka përmendur emrat e Hykmete Bajramit, Janina Ymerit, Arben Gashit, Lumir Abdixhikut, Doarsa Kicës, Armend Zemajt, Kujtim Shalës dhe Avdullah Hotit
Ai ka ngritur gjithashtu dyshime nëse Ermal Sadiki do t’u bashkohet këtyre deputetëve, duke e përshkruar atë si të pozicionuar mes Lumir Abdixhikut dhe Avdullah Hotit.
Postimi i plotë:
Unë bukur me bindje e them se këta 8 emra nga radhët e grupit parlamentar të LDK’së, që i shënova më posht, nuk do marrin pjesë as në seancën parlamentare me datë 9 shtator kur edhe pritet të zgjidhet kryetari i parlamentit dhe nënkryetarët!
Dulla
Hykmetja
Janina
Arbeni
Luta
Doarsa
Armendi
Kujtimi
Mbetëm me dyshime se a do ju bashkohet grupit prej 8 rrebeleve edhe Ermal Sadiki i cili me njërën këmbë është ka Lumiri, e më këmbën tjetër ka Dulla!
