Aktuale

GARANCI SOVRANE PËR BANESAT/ Shteti propozon mbulim deri në 30 % të banesës

Qeveria propozon ndryshime të reja në ligjin për strehimin social, duke parashikuar garanci sovrane për kreditë e lehtësuara, zgjerim të kategorive përfituese dhe përfshirje më të madhe të sektorit privat në financimin e banesave.

Projektligji synon të krijojë instrumente të reja financiare dhe të ulë varësinë e programeve sociale nga buxheti i shtetit. Një prej risive kryesore është zhvillimi i projekteve me destinacion të kombinuar, ku në të njëjtën ndërhyrje do të ndërtohen banesa sociale me qira, banesa me kosto të ulët dhe apartamente për shitje në tregun e lirë.

NEWS  Dhuna ndaj protestuesve në Zvërnec nga rojet private, ministria e Jashtme e Greqisë: Mbeti i plagosur një shtetas grek, të mbrohen të drejtat e minoritetTë ardhurat nga shitja e banesave në tregun e lirë do të përdoren për financimin, zgjerimin dhe mirëmbajtjen e fondit publik të banesave sociale. Projekti parashikon gjithashtu që në krijimin e këtij fondi të kontribuojnë edhe subjektet private.

Një tjetër masë është Garancia Sovrane, përmes së cilës shteti do të mbulojë deri në 30 për qind të vlerës së banesës për familjet që përfitojnë kredi të lehtësuara. Sipas relacionit, kjo skemë parashikohet të përfshijë rreth 4 100 familje, ndërsa kostoja e vlerësuar e garancisë arrin në rreth 231 milionë lekë.

NEWS  Këmbimi valutor 14 mars/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjeraProjektligji zgjeron edhe kriterin ekonomik për banesat me kosto të ulët, me synimin që në skemë të përfshihen familje të shtresës së mesme dhe me të ardhura të moderuara, të cilat nuk arrijnë të blejnë banesë në tregun e lirë.

Ndryshimet krijojnë mundësinë edhe për programe të posaçme të subvencionimit të qirasë për kategori të veçanta. Këshilli i Ministrave do të përcaktojë kriteret, kategoritë përfituese dhe mënyrën e administrimit të tyre.

NEWS  PAMJE TË RËNDA! Momenti kur hajduti në Fier gjendet i pajetë në dritaren e derës së banesës që po vidhteSipas relacionit, projektligji nuk krijon një barrë të menjëhershme për buxhetin, por detyrime të mundshme që aktivizohen vetëm në rast se përfituesit nuk përmbushin detyrimet e kredisë.

Të Ngjashme