Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Garda Revolucionare e Iranit paralajmëron ShBA-në

Garda Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) lëshoi një paralajmërim për Shtetet e Bashkuara, duke pohuar se çdo mbështetje ose pjesëmarrje në veprime kundër interesave të Iranit do të përballet me një përgjigje vendimtare.

IRGC tha se i mbante SHBA-të përgjegjëse për ato që i quajti “veprimet e liga” të qeverisë izraelite.

“Çdo kërcënim nga shteti terrorist i Amerikës dhe regjimi sionist nga çdo vend do të pasohet nga një përgjigje reciproke dhe proporcionale nga Republika Islamike e Iranit ndaj burimit të kërcënimit”, tha IRGC, transmeton CCN.

Sistemet e mbrojtjes ajrore amerikane në Lindjen e Mesme kanë kapur disa dronë iranianë që synonin Izraelin.

Irani ka nisur një sulm ndaj Izraelit si hakmarrje ndaj ati j të Izraelit më 1 prill, ku sulmoi në konsullatën iraniane në Damask, Siri.