Lajme

Gashi pret Prattipatin, e njofton për avancimin e reformave në drejtësi

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Sipas komunikatës për media të zyrës së Prokurorit të Shtetit, Gashi e informoi Prattipatin për prioritetet e mandatit të tij, të cilat synojnë konsolidimin e mëtejshëm të institucionit që ai drejton, luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë, krimit të organizuar dhe të gjitha formave të kriminalitetit, si dhe forcimin e pavarësisë dhe integritetit institucional.

“Mandati i tij përfshin gjithashtu avancimin e reformave që synojnë rritjen e efikasitetit, përmirësimin e performancës, forcimin e llogaridhënies dhe rritjen e besimit të publikut në sistemin prokuroria”, vazhdon komunikata.

Gashi theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me Ambasadën e SHBA-së, me theks të veçantë në forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Të Ngjashme