Gati dy milionë njerëz në Japoni janë urdhëruar të evakuohen për shkak të tajfunit, i cili pritet të sjellë reshje rekord shiu, shkruan BBC.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka paralajmëruar se ekziston një “kërcënim i menjëhershëm për jetën” dhe u ka bërë thirrje njerëzve të shkojnë në vende të sigurta “menjëherë”.
Më shumë se 50,000 familje kanë mbetur pa energji elektrike , sipas kompanisë së energjisë elektrike të Tokios, me Chiba-n që është prefektura më e prekur.
Kryeministrja japoneze Sanae Takaichi thuhet se ka shtyrë udhëtimin e saj në SHBA për të monitoruar efektet e tajfunit.
Qindra fluturime nga Japonia janë anuluar , si dhe disa trena të shpejtë. Ngjarje të shumta, të tilla si koncerte dhe gara gjatë Lojërave Aziatike , janë shtyrë gjithashtu.
