Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gazetari i njohur plas deklaratën e fortë: Rama ka kërkuar takim me Altin Dumanin, por kreu i SPAK…

Gazetari Ervis Iljazaj në një studio televizive foli për arrestimin e Jorgo Goro dhe Fredi Belerit.

Gjatë bisedës Iljazaj ka bërë dhe një deklaratë duke thënë se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që të takohet me kreun e SPAK, Altin Dumani, por që ky i fundit nuk ka pranuar.

Gazetari ndër të tjera u shpreh se kjo tregon se drejtësia është e pavarur dhe nuk ka pse kryeministri të takohet me një kryeprokuror.

“E dini ju që Edi Rama nuk e takon dot Altin Dumanin. Nuk e takon dot këtë e kam me informacione. Nuk pranon takim. Rama ka kërkuar takim dhe nuk e takoi dot Dumanin. Ja kjo është. Kjo duhet të ndodhë, nuk ka pse kryeministri të takohet me kryeprokurorin. Nuk ka më takime me demek bashkëpunim.

Nuk ka as në botë që një kryeprokuror të takojë kryeministrin. Ç’punë ka kryeministri me kryeprokurorin”, tha gazetari.