Lajme

Gërvalla: Kosova po dëshmon bindshëm orientimin pro-evropian, qytetarët mbështesin fuqishëm BE-në

Qytetarët e Republikës së Kosovës vazhdojnë të dëshmojnë mbështetje të fuqishme për integrimin evropian dhe të ardhmen e vendit në Bashkimin Evropian. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurobarometri, Kosova renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të besimit ndaj BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Raporti tregon se 75 për qind e qytetarëve të Kosovës shprehin besim ndaj Bashkimit Evropian, duke e vendosur vendin në krye të rajonit për orientimin pro-evropian. Po ashtu, 88 për qind e qytetarëve deklarojnë se janë optimistë për të ardhmen evropiane të Kosovës.

Këto rezultate konsiderohen si dëshmi e qartë e orientimit strategjik të qytetarëve drejt integrimit euro-atlantik, si dhe e përkushtimit ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, përmes një reagimi publik në Facebook, theksoi se rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian është e qartë dhe e pakthyeshme.

“Qytetarët e Kosovës po dëshmojnë vazhdimisht besimin e tyre në të ardhmen evropiane të vendit. Ky është një mesazh i fortë për partnerët tanë ndërkombëtarë dhe për vetë procesin e integrimit”, thuhet në reagimin e saj.

Të Ngjashme