Lajme

Gërvalla pas krimit në Gjilan: Detyrimi ynë është të veprojmë, të parandalojmë

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla – Shwarz ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë në Livoç të Ulët të Gjilanit.

Ajo duke e quajtur ditën e djeshme si të kobshme ka thënë që nuk guxojmë të presim që gratë të vriten për të reaguar.

Ministrja ka theksuar që vrasja e grave është krim, aq i rëndë dhe i tmerrshëm sa asnjë shoqëri nuk mund ta trajtojë si të pashmangshëm atë që ka detyrim ta parandalojë.

“Dita e djeshme ishte e kobshme. Edhe një grua u vra nga bashkëshorti i saj. Edhe një familje u godit nga një tragjedi e pariparueshme. Ndiej dhimbje dhe indinjatë të thellë për vrasjen e gruas dhe vëllait të saj në Livoç të Ulët të Gjilanit. Nuk guxojmë të presim që gratë të vriten për të reaguar.

Detyrimi ynë është të veprojmë, të parandalojmë dhe të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë që tragjedi të tilla të mos përsëriten kurrë”, ka shkruar Gërvalla teksa ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave.

Të Ngjashme