Lajme

Gërvalla: Shërbimi Sprovues në Pejë, kyç për zbatimin efektiv të drejtësisë

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka vizituar Zyrën Rajonale të Shërbimit Sprovues të Kosovës në Pejë, ku është takuar me drejtorin dhe ekipin e kësaj zyre.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gërvalla ka vlerësuar rolin e këtij institucioni në funksionimin praktik të sistemit të drejtësisë në nivel lokal, duke theksuar se bëhet fjalë për një segment që, sipas saj, nuk bën zhurmë, por përcakton efektivitetin real të zbatimit të ligjit.

Ajo ka falënderuar stafin për punën e përditshme dhe përgjegjësinë që mbajnë në terren.

“I falënderova për punën e vazhdueshme dhe përgjegjësinë që mbajnë çdo ditë në terren.

Kontributi i tyre është thelbësor për funksionimin e drejtësisë jo si koncept formal, por si realitet i prekshëm për qytetarët”, ka shkruar ajo.

Të Ngjashme