![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/05/gervalles-iu-ngrit-aktakuze-deputetja-e-pdk-se-donike-jep-doreheqje_6474763c6f8b8.jpeg?resize=850%2C510&ssl=1)
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi ka kërkuar dorëheqjen e ministres së jashtme, Donika Gërvalla.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas aktakuzës së ngritur ndaj Gërvallës.
Postimi i saj i plotë:
Donikë jep dorëheqje!
Donika Gërvallës, gruas që udhëheq me dikasterin më të rëndësishëm në fazën nëpër të cilën po kalojmë, i qenka ngritur aktakuzë nga Prokuroria.
Ministrja e skandaleve ka qenë e suksesshme vetëm në tri gjëra:
Terrorizimin e stafit të MPJD-së
De-funksionalizimin e Shërbimit të Jashtëm
Krijimin e skandaleve të njëpasnjëshme
Tashmë kur ndaj saj edhe është ngritur aktakuza, ministrja e skandaleve duhet ta ndërmarrë veprimin e vetëm që është dashur ta ndërmarrë përgjatë këtyre dy viteve të fundit: dorëheqjen e menjëhershme e të parevokueshme!