Lajme

​S’ka kuorum, ndërprehet seanca pas gati 12 orësh, mbesin pa u votuar rezoluta për energjinë dhe Ligji për Specialen

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka ndërprerë vazhdimin e seancës së sotme për shkak të mungesës së numrit të nevojshëm të deputetëve për të siguruar kuorumin.

Ajo bëri të ditur se data e re për vazhdimin e seancës, e cila zgjati rreth 12 orë, do të caktohet pas konsultimeve dhe dakordimit me kryetarët e grupeve parlamentare.

Në momentin e ndërprerjes, në sallën e Kuvendit ishin të pranishëm vetëm 38 deputetë.

Si rrjedhojw mbeti pa u hedhur në votim rezoluta e propozuar nga Aleanca për energjinë, si dhe Projektligji për Dhomat e Specializuara.

Të Ngjashme