Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gjakova s’ishte e qetë natën, Policia detyrohet të ndërhyjë për shkak të një kompanie

Një kompani ndërtimore ka shfrytëzuar natën që të lamë pas që të kryej disa punë të mbetura. Në mesnatë disa punëtorë po betonizonin një objekt ndërtimi.

Për shkak të prishjes së qetësisë në mesnatë, disa qytetarë kanë njoftuar policinë për rastin në fjalë.

Ata janë ankuar se nuk mund të flenë nga zhurma që shkaktohet nga kompania ndërtimore.

Policia ka arritur në vendin e ngjarjes rreth orës 03:00 të mesnatës dhe ka vendosur t’i ndërprejë punimet për kompaninë private.

“Punimet mund t’i filloni nesër në ora 07:00”, ka qenë urdhëri i zyrtarit policor për njërin nga përgjegjësit e kompanisë.