Lajme

Gjashtë të lënduar në një aksident mes tri veturave në Pejë

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes tri veturave, që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë.

Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës rreth orës 18:35. Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, në aksident janë përfshirë tri vetura.

“Sot rreth orës 18:35, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Pejë. Në këtë aksident ishin të involvuara tri vetura dhe si pasojë e aksidentit gjashtë (6) persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal për tretman mjekësor”, ka njoftuar Rugova.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

Policia është duke u marrë me rastin, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura rrethanat që çuan deri te aksidenti.

Të Ngjashme