Lajme

Gjema ‘shpërthen’ ndaj Osmanit e Abdixhikut pas zgjedhjeve – ja mesazhi i saj

Pas përfundimit të zgjedhjeve të 7 qershorit, ka reaguar aktivistja Nexhmije Gjema, e cila ka kritikuar ashpër, Vjosa Osmanin dhe Lumir Abdixhikun.

Në deklaratën e saj në Facebook, ajo ka vënë në pikëpyetje strategjinë dhe qasjen politike të tyre gjatë fushatës, duke pretenduar se sulmet dhe përplasjet politike nuk kanë sjellë rezultatet e pritura në vota.

Gjema e ka lidhur rezultatin zgjedhor me performancën e Abdixhikut e Osmanit në këtë zgjedhje, derisa ka theksuar se, sipas saj, ndryshimet e synuara nuk janë arritur, ndërsa ka vlerësuar se LVV ka ruajtur epërsinë edhe pas numërimit të votave diasporës, do të rritet edhe më shumë në përqindje, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Albin Kurtit as shej nuk ia keni lanë

Qifti politik i LDK-së, Vjosa dhe Lumiri, që menduan se do t’ia marrin Albinit 20 apo 25 për qind, sot po e shohin rezultatin e krejt asaj fushate.

Njana po doket e shtangun, e tjetri menzi po merr frymë tuj folë në debat plus…

U bindën se Albin Kurtit shej nuk mujtën me ia lenë.

Krejt kjo luftë, krejt ky mllef, krejt këto sulme, fymje, përgojime e akuza, …për me dalë aty ku ishit.

Bile-bile, sipas rezultateve që po qarkullojnë deri tash, krejt ky angazhim i madh paska prodhu veç rreth 2 mijë vota ma shumë për LDK-në. Dy mijë!

Për 2 mijë vota ia vlejti me djegë krejt atë kapital politik?

Për 2 mijë vota ia vlejti me e shndërru presidencën në tribunë partiake?

Po çka ndryshoj, oj Vjosë?

Për çka e sakrifikove krejt atë autoritet presidencial?

Për çka krejt ato akrobacione politike?

Për çka krejt ato sulme, fyerje e rrena?

Për çka i bane dekret shtetit?

Çka mrrine?

K u r g j o.

Njente, nada…

Veç e dëshmove para krejt Kosovës kush kishe qenë, e kush je.

Se problemi nuk ka qenë Albini, por ti.

E Albini?

Ai prap doli i pari.

Bile me votat e diasporës dalim prap 52-53%, mos ma shumë!

Prap i pari.

Secili e zë venin e meritum!

Sepse populli ia qet pikën.

URIME KOSOVË!

URIME ALBIN!

URIME VV!

URIME MËRGATË!

P.S. Harrova diqka, Vjosë ngushllime! Ti kurr ma, për jet e mot, presidente s’ki mu ba!

Të Ngjashme