Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gjenden katër trupat e pajetë nga tragjedia në Liqenin e Banjës në Gramsh

Janë gjetur trupat e katër viktimave të familjes Zogu, që humbën jetën pasditen e sotme në liqenin e Banjës.

Viktimat janë G. Z.,, 46-vjeç, dy djemtë e tij 14 dhe 19-vjeç si dhe nipi 20-vjeçar Me.Z., të gjithë nga fshati Cingar.

Polumbarët e RENEA-s si dhe banorë të zonës u aktivizuan në kërkimin e katër viktimave, trupat e të cilëve u gjetën orët e vona të mbrëmjes së sotme.

Sipas deklarimeve të dhëna nga ana e familjarëve ata kishin ndaluar në fshatin Drizë dhe u futën në liqen për t’u larë por më pas ata nuk dolën më nga uji, raporton TCh.

Buzë liqenit policia gjeti dy motoçikleta, tre celularë dhe rrobat e trupit të katër pjesëtareve të familjes Zogu.

Tags: