Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gjendet e vdekur gruaja në dyqan, dyshimet e para

Pasditen e sotme policia ka njoftuar se ka ndërruar jetë një e moshuar në dyqanin e saj në Rrugën e Dibrës.

Dyshohet se 70-vjeçarja me F. R. ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 23.06.2023, rreth orës 19:15, në Rrugën e Dibrës, ka ndërruar jetë në dyqanin e saj shtetasja F. R., 70 vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se kjo shtetase ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.