Aktuale

Gjendet e vdekur para spitalit në Itali 46-vjeçarja, në kërkim partneri i saj shqiptar

Një 46-vjeçare është gjetur e pajetë në orët e para të 16 gushtit, përpara spitalit në Trebisacce, në provincën e Kozencës, Itali. Viktima është identifikuar si Ornella Forastefano.

Sipas informacioneve paraprake, gruaja ishte dhunuar rëndë dhe kishte marrë plagë serioze, të cilave nuk mundi t’u mbijetonte edhe pse mori menjëherë ndihmë mjekësore.

Në lidhje me ngjarjen, autoritetet italiane janë vënë në kërkim të partnerit të saj, një 42-vjeçar shqiptar, vendndodhja e të cilit nuk dihet.

NEWS  Gjyqtarja 35-vjeçare dhe nëna e saj rrëmbehen dhe mbahen peng për 30 orë, autorët kërkuan rreth 1.6 milionë euro në këmbim të lirisëKarabinierët po hetojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa nuk përjashtohet as pista e feminicidit.

Të Ngjashme