Lajme

Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij, në Gjilan

Pasditen e së martës, një person i moshës 92-vjeçare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjilan.

Sipas të dhënave të para, 92-vjeçari është dërguar pa shenja jete për trajtim mjekësor, ndërsa mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij.

Trupi i tij është dërguar për obduksion në IML.

Rasti është bërë objekt i hetimeve, ndërsa me rrethanat e ngjarjes janë duke u marrë organet kompetente të hetuesisë.

Të Ngjashme