Biznesmeni Gjergj Luca i kujton gjyqtares Enkelejda Dalipi që pushoi ditën e djeshme gjyqin e tij me një portal që e akuzonte si trafikant e vrasës, se do të vazhdojë të luftojë për drejtësinë, në emër të fëmijëve të vet.
Luca e vazhdoi denoncimin e gjyqtares pasi ditën e djeshme, të njëjtat portale, e konsideruan fitore pushimin e çështjes, duke vazhduar akuzat ndaj biznesmenit.
Vendimi I shpallur dje nga Enkelejda Dalipi ishte për pushimin e çështjes, meqë avokati I zotit Luca ka qenë në një gjyq tjetër dhe I kishte kërkuar gjyqtares nëpërmjet asistentëve të shtyhej procesi meqë vetë biznesmeni kishte pesë vite që I rrinte pas këtij procesi duke akuzuar për shpifje portalet.
Por pas vendimit të pushimit, në po të njëjtin portal u fol se u fitua gjyqi ndaj “trafikantit Luca”, duke vazhduar të njëjtën akuzë. Reagimi i Gjergj Lucës sot është akoma më i fortë.
“E pe gjyqtare që pushimin e çështjes këto port-hale e quajnë fitore…fitore, e fituam gjyqin me vrasësin, me grupin e bandës së organizuar. A të duhen më fakte për këto portale? A ke fytyrë ti gjyqtare e re si drita, që ti marrësh ata njerëz të pandehur për mashtrim, meqënëse ju e pushuat gjyqin”, shpërthen Luca.
“O gjykatëse, mos e fillo jetën në këtë formë, sepse nesër, nëse keto port-hale ekzistojnë, do të thonë edhe ty fëmijët e tu: mami ke bërë dhe ti kaq dëm te filani dhe te filani? Sepse do të fillojnë të lehin edhe për ty. Kështu gjykatëse, na ver fytyrën në vend, sepse ky popull, po nuk pati dinjitet nuk shkon kërrkund. Respekte, dhe dëgjo fjalët e këtij budallës, që shpeshherë opinion publik më thotë: Ca do Luc që merresh me këta horra se I njeh e gjithë Shqipëria. Po I njeh e gjithë Shqipëria. Po fëmijët e mij adoleshentë që më shohin mua shtrëmër dhe bullizohen nga shokët e vet sepse mendojnë me naivitetin e pastërtine ë tyre se ato që shkruhen janë të vërteta zonja gjyqtare”, shpërthen Luca.
