Lajme

Gjermania regjistron 12 mijë e 500 vdekje nga nxehtësia

Valët e të nxehtit në Gjermani gjatë këtij viti kanë shkaktuar rreth 12,500 vdekje deri më tani – një shifër dukshëm më e lartë se ajo e viteve të kaluara, njoftoi të enjten Instituti Robert Koch (RKI), autoriteti gjerman i shëndetit publik.
Në raportin më të fundit javor, RKI-ja vuri në dukje se, krahasuar me shifrat e këtij viti, numrat e dekadës së fundit ishin shumë më të ulët; për shembull, në vitin 2018 humbën jetën 9,400 persona si pasojë e të nxehtit, ndërsa në vitin 2019 vdiqën 7,700 të tjerë për shkak të temperaturave të larta. Raporti i së enjtes përfshin periudhën nga 6 prilli deri më 2 gusht, shkruan Yahoo, transmeton klankosova.tv.

RKI-ja deklaroi se shifrat e saj janë vlerësime konservatore, ndaj numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me të nxehtin këtë vit mund të jetë edhe më i lartë.

Të Ngjashme