Kandidati për kryeministër të Kosovës nga Aleanca, Ardian Gjini ka ushtruar të drejtën e votës në qendrën më të madhe të votimit në komunën e Gjakovës, në shkollën Fehmi Agani.
Ai ftoi të gjithë qytetarët që të votojnë, duke theksuar se Kosova është e qytetarëve dhe ata duhet ta thonë fjalën e tyre sot.
Gjini: Ftoj të gjithë qytetarët të dalin për të votuar
“Sot është një ditë e mirë. Ftoj qytetarët me dalë me votu, me marrë Kosovën në duart e veta. Kosova është e qytetarëve dhe ata duhet ta thonë fjalën e vet sot. Urime të gjithëve për këto zgjedhje, me sjellje më të mira për Kosovën”, tha ai.
Të drejtë vote në komunën e Gjakovës kanë mbi 118 mijë qytetarë, të cilët mund të votojnë në 36 vendvotime të rregullta dhe një vendvotim me kusht.
Ndërkaq, shkolla fillore “Fehmi Agani” ka mbi 9,800 qytetarë të regjistruar për të votuar.
