Lajme

Kusari-Lila takon shefin e EULEX-it, diskutohet stabiliteti institucional

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka pritur në takim shefin e Misionit të EULEX-it, Antero Lopes, me të cilin ka diskutuar zhvillimet politike në vend, stabilitetin institucional, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik.

Sipas njoftimit të MINTI-t, gjatë takimit është diskutuar për rëndësinë e krijimit të një mjedisi të sigurt për investime dhe zhvillimin e veprimtarisë ekonomike.

Një tjetër temë e diskutimit ishte edhe zhvillimi industrial, me theks të veçantë në programet e ministrisë dhe projektin për ndërtimin e eko-parqeve industriale në Kosovë.

Kusari-Lila ka folur gjithashtu për progresin në avancimin e rendit dhe ligjit në të gjithë territorin e Kosovës, si dhe për forcimin e institucioneve përgjegjëse për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit.

Sipas ministrisë, përmirësimi i klimës së investimeve, rritja e mirëqenies ekonomike, qeverisja e mirë dhe avancimi i demokracisë mbeten ndër prioritetet e institucioneve të Kosovës.

Të Ngjashme