Publicisti, Kim Mehmeti duke folur për protestat në Shqipëri dhe kërkesat e studentëve për dorëheqjen e Edi Ramës, ka thënë se rrëzimi i tij do ta shpëtonte Shqipërinë.
Ai ka thënë se kushdo që të vije në pushtet do të jetë më i mirë se Rama.
“Cili do që të vij edhe po ta marrësh prej rruge është më i mirë se ai, (Rama). Asnjëri s’mund të bëhet aq i keq sa ky. Sa vlen ajo Shqipëri nëse çdo gjë varet nga piktori dhe çfarë të duhet ai shtet.. kështu thoshin edhe për Enver Hoxhën, çdo të ndodhë në Shqipëri kur të vdes Enver Hoxha, qe çfarë ndodhi, u krijua një Enver i dytë. Në Shqipëri ra Partia e Punës, por nuk ra komunizmi”, ka thënë Mehmeti në emisionin “Këndi i Kimit” në Tëvë1.
Ai poashtu ka thënë se protestat në Shqipëri nuk mund të krahasohen me ato në Paris, pasi ai thotë se protestat në Tiranë po zhvillohen për ta shpëtuar shtetin.
“Protestat e Tiranës nuk asgjë të përbashkët me ato në Paris apo vende tjera. Protesta në Tiranë duan të shpëtojnë shtetit të cilin piktori e ka qitur në shitje. Në Paris nuk protestohet për ta mbrojtur shtetit, sepse, shteti atje funksionon”, ka thënë ai.
Në Shqipëri për javë të tëra po vazhdojnë protestat e studentëve të cilët po kërkojnë dorëheqjen e Ramës.
