Analisti Rron Gjinovci ka reaguar me ironi ndaj një postimi të deputetit të PDK-së Artan Behrami, i cili kishte publikuar një fotografi të Kryeministrit Albin Kurti me mbishkrimin “Herët ia paska nis me pi sonte!”.
Gjinovci e ka quajtur këtë postim të papërshtatshëm, duke ironizuar se “çfarë postimi bon deputeti i PDK-së”, dhe duke shtuar se veprime të tilla, sipas tij, mund të ndikojnë edhe në rritjen e mbështetjes për Kurtin.
Reagimi i tij është bërë publik në rrjetet sociale dhe ka ngjallur diskutime mes mbështetësve të partive politike.
“Çfarë postimi bon deputeti i PDK-së 🤦♂️
Normal që i merr Albini mandej 50%”, ironizon Rroni në një postim të tij në Facebook.
