Aktuale

GJKKO konfiskon 21 pasur me burim kriminal, i kalojnë shtetit

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur konfiskimin e 21 pasurive në favor të shtetit, duke pranuar pjesërisht kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në kuadër të ligjit antimafia.

Vendimi është dhënë këtë të mërkurë nga gjyqtarja Irena Gjoka, pas shqyrtimit të kërkesës së SPAK-ut për konfiskimin e pasurive të Eridan Munoz Guerrero, Deljana Nebiu, Sokol Çamer, Julian Veliu, Lenkos Nebiu dhe disa personave të tretë.

NEWS  Pacolli ngre akuza të forta për Aeroportin e Vlorës: Kam marrë kërcënime, investimi po mbahet peng nga grupe të errëtaSipas vendimit të GJKKO-së, në favor të shtetit kalojnë një sërë pasurish të paluajtshme dhe të luajtshme, mes tyre apartamente, njësi shërbimi, banesa me truall, automjete, rimorkio dhe llogari bankare.

Në listën e pasurive të konfiskuara përfshihen:

disa apartamente në pronësi të Deljana Nebiut, të blera në Vlorë dhe në qytete të tjera;

njësi shërbimi dhe pasuri të tjera të regjistruara në emër të Deljana Nebiut dhe Eridan Nebiut;

NEWS  Përleshja e dy grupeve shqiptare me tre të plagosur në Itali, ‘molla e sherrit’ një vajzë! Arrestohen 3 vëllezërittre banesa me truall në pronësi të Eridan Nebiut, Sokol Çamerit dhe Julian Veliut;

apartamente, garazh dhe depo të përfituara nga Sokol Çamer;

një automjet tip Audi A8;

një rimorkio e importuar nga Italia;

disa llogari bankare me mijëra euro dhe miliona lekë, të sekuestruara më herët në kuadër të letërporosive të autoriteteve belge.

Gjykata vendosi gjithashtu revokimin e masës së sekuestros për pesë pasuri të tjera, mes tyre dy apartamente, dy automjete dhe një apartament të blerë në vitin 2022.

NEWS  Kërcënimet e Trump, përgjigjet Irani: Do të godasim bazat amerikane në vendet fqinje nëse sulmohemiSipas vendimit, konfiskimi hyn në fuqi menjëherë pas shpalljes, ndërsa administrimi i pasurive do të kryhet nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme.

Palët kanë të drejtë ta ankimojnë vendimin brenda 15 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Të Ngjashme