Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës ka shqiptuar një gjobë prej 200 euro ndaj një personi i cili është kapur duke hedhur mbeturina në hapësirë publike.
Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
“Ndotja e qytetit nuk është vetëm papërgjegjësi, por edhe shkelje që ndëshkohet. Kryeqyteti do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe me zbatimin e masave ndaj të gjithë atyre që dëmtojnë hapësirat publike. Ta mbajmë qytetin të pastër, është përgjegjësi e secilit prej nesh”, thuhet në njoftim.
