Lajme

Gjokiq: Mediat serbe po krijojnë mite rreth vdekjes së Ratko Mlladiqit

Vdekja e ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Sërpska, Ratko Mlladiq, ka nxitur raportime dhe mënyra të paraqitjes të ndryshme në mediat në Serbi, duke filluar nga pasqyrimi i fakteve për vdekjen e tij në Hagë, e deri te artikuj që e portretizojnë atë në mënyrë heroizuese.

Mlladiq, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, vdiq më 27 gusht në moshën 84-vjeçare, derisa po vuante dënimin në Hagë.

Duke komentuar mënyrën se si po trajtohet kjo ngjarje në mediat serbe, analisti politik, Aleksandar Gjokiq thotë se ky është një shembull se si krijohen mitet politike dhe historike.

“Nëse doni të zbuloni se si krijohen mitet, kushtojini vëmendje asaj që shkruan shtypi serb i regjimit për vdekjen e Ratko Mlladiçit”, ka shkruar Gjokiq.

Sipas tij, njëra prej narrativave pretendon se Mlladiqi është vrarë nga Tribunali i Hagës, ndërsa një tjetër e paraqet si të preferuarin e Zotit, “shpirti i të cilit u ngjit menjëherë në qiell”.

Gjokiq e sheh këtë si pjesë të një mekanizmi më të gjerë të krijimit të miteve, ku një rrëfim mund të shkëputet nga faktet dhe të shndërrohet në një realitet për një pjesë të publikut.

“Mjafton të thurësh një univers, sado i shkëputur nga realiteti, nëse ka mjaftueshëm besimtarë për ta populluar atë”, shprehet ai.

Sipas analistit, pasojat e këtyre narrativave nuk mbeten vetëm në sferën e debatit publik, pasi ato mund të ndikojnë edhe në sjelljen politike dhe shoqërore.

“Më pas, mjafton të tregosh me gisht dhe shpirti i turmës fluturon, qoftë drejt kutive të votimit apo drejt luftës”, përfundon Gjokiq.

If you want to find out how myths are forged, pay attention to what the Serbian regime press writes about the death of Ratko Mladić: one narrative claims he was murdered by the Hague Tribunal, while the other paints him as God’s favorite, whose soul immediately ascended to… pic.twitter.com/9FKhUHfP7I

— Aleksandar Djokic (Александар Джокич) (@polidemitolog) August 27, 2026

Të Ngjashme