Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Goditja” vazhdon në Prizren/ Arrestohen gjashtë persona, konfiskohen 10 armë

Policia e Kosovës ka vazhduar aksioin “Goditja” në rajonin e Prizrenit ku janë arrestuar gjashtë persona, ndërsa janë konfiskuar 10 armë.

Bëhet e ditur se në kuadër të këtij operacioni është rritur numri i patrullimeve, kontrolleve në lokale, bare nate, kafiteri e lokacione të ndryshme që frekuentohen nga qytetarët.

Në saje të këtyre angazhimeve në teren që nga 8 gushti, policia atje ka kontrolluar 1074 automjete, ka legjitimuar 1646 persona si dhe janë kontrolluar 26 lokale.