Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Grabovci: Pak janë 60 mijë veteranë, kam dëshirë të jenë më shumë

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, është rikthyer sërish në ekran dhe atë pas një kohe relativisht të gjatë.

Në një intervistë ai ka komentuar çështjet kryesore aktuale politike, ndërsa doemos se përgjatë bisedës u përmendën edhe ato të së kaluarës.

Një nga pikat që u prekën ishte edhe ajo e shumëdiskutuara, për veteranët. Sipas ish-ligjvënësit, numri prej 60 mijë veteranësh është shumë i vogël.

Ai ka dëshirë që ky numër të jetë edhe më i madh, duke çmuar kështu kontributin e njerëzve që janë angazhuar për liri të vendit.

“Për mua janë pak 60 mijë veteranë, kam dëshirë të jenë edhe më shumë”, tha ndër tjerash ai.