Lajme

Grafite të dyshimta në një kishë ortodokse në Pejë, s’ka dyshime se janë bërë nga myslimanët

 
   

Kisha ortodokse në fshatin Nakëll të Pejës u raportua nga prijësi fetar i saj se janë thyer xhamat e këtij objekti në ditën e martë.

Brenda objektit u panë disa mbishkrime me përmbajtje fetare.

Por  në mënyrën e shkrimit vërehet se të njëjtat janë edhe të dyshimta.

Ekipi i medias tentoi qe të hyjë brenda këtij objekti fetar ti shoh nga afër grafitet, por që dera ishte e mbyllur.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ku thanë se janë duke hetuar rastin.

Derisa nga Prokuroria Themelore tregojnë që janë në fazën e mbledhjes së provave dhe se ende nuk arritur të identifikohet ndonjë i dyshuar.

Veprime të tilla po i dënojnë edhe nga shoqëria civile në këtë komunë, ku thonë se dëmtojnë marrëdhëniet ndëretnike.

Media ka tentuar të flasë edhe me përfaqësuesit e kësaj kishe, por që sipas burimeve të njëjtit ndodhen në Serbi.

Reagim për këto ka pasur edhe instituti Octopus, ku vlerësojnë se është rezultat i luftës hibride të Rusisë.

Në bazë të të gjeturave të këtij instituti këto mbishkrime nuk janë të shkruara nga besimtarët myslimanë sepse ka gabime drejtshkrimore.

 
 
 
 
 

Të Ngjashme