![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/05/grenell-per-situaten-ne-veri-te-kosoves-kaluam-nga-paqja-me-trumpin-ne-kaos-me-bidenin_64744c0d6e3c5.jpeg?resize=850%2C478&ssl=1)
Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka vazhduar të reagojë për zhvillimet e fundit në Veri të Kosovë.
Në postimin e tij të fundit në Twitter, Grenell ka thënë se situata është kthyer “nga paqja dhe përparimi nën drejtimin e Donald Trumpit në kaos dhe okupim nën drejtimin e Joe Bidenit”.
“Trupat e NATO-s kanë marrë objektet në Kosovë. Trupat amerikane dhe paratë amerikane.
Ne shkuam nga paqja dhe përparimi nën drejtimin e Trumpit, te kaosi dhe okupimi me trupa nën drejtimin e Bidenit”, ka shkruar Grenell.