Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Habiten banorët, pitoni shihet në çatinë e një shtëpie në Australi

Një piton përbindësh është parë duke rrëshqitur nëpër çatinë e shtëpisë së një familjeje dhe nëpër majat e pemëve në kopshtin e tyre.

Pitoni i tapetit prej pesë metrash u filmua duke u arratisur në pemë nga maja e një shtëpie disa metra mbi tokë, derisa një familje nga Queensland shikonte të shqetësuar.

Në një moment, një fëmijë shpërtheu në lot kur pa reptilin e madh që kthente kokën drejt familjes, ndërsa një burrë i kërkon asaj që të jetë e guximshme.

‘Si do ta largojmë’, pyet një fëmijë. ‘Nuk do ta bëjmë’, vjen përgjigja, raporton Daily Mail, përcjell teve1.info

Videoja u shpërnda në TikTok me mbishkrimin “Vetëm në Australi do të shihni një gjarpër qilimi 5 metra të gjatë në periferi”.

Është shikuar 20 milionë herë dhe ka marrë 1.2 milionë pëlqime. Këto shumë shikime mund të fitojnë llogarinë deri në 900 dollarë nëpërmjet fondit të krijuesit të TikTok.

 

 

@nurt_28 #duet with @Andrew Anthony #snake ♬ original sound – Andrew Anthony