Lajme

SPAK dhe Prokuroria Speciale e Kosovës diskutojnë forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar

Drejtuesi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodjan Braho, ka pritur të mërkurën në takim Kryeprokurorin në detyrë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Dren Paca.

Sipas njoftimit të SPAK-ut, takimi u përqendrua në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve të drejtësisë, me theks të veçantë te koordinimi i veprimeve, shkëmbimi i informacionit dhe intensifikimi i komunikimit ndërmjet strukturave përkatëse.

Gjatë bisedës u theksua rëndësia e bashkëpunimit institucional në luftën kundër krimit të organizuar, i cili shpeshherë shtrihet përtej kufijve shtetërorë.

“Në kushtet kur krimi i organizuar shtrihet përtej kufijve shtetërorë, bashkërendimi institucional dhe partneritetet mes strukturave të drejtësisë mbetet i një rëndësi të veçantë”, theksohet në njoftim./teve1.info/

Të Ngjashme