Veprimtari Halil Geci ka reaguar me një deklaratë të ashpër ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të cilin e quan “Edi Kristaqi”. Në reagimin e tij, Geci e akuzon Ramën për lidhje me Serbinë, dëmtim të marrëdhënieve Shqipëri–Kosovë dhe për politika që, sipas tij, kanë krijuar përçarje mes shqiptarëve.
Ai thekson se “askush nuk mund t’i ikë gjykimit të Zotit dhe të popullit”, duke shtuar se përballja me historinë dhe përgjegjësia janë të pashmangshme. Sipas Gecit, qytetarët në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë po kërkojnë llogari për qeverisjen e Ramës dhe vendimet që, sipas tij, kanë dëmtuar interesin kombëtar.
Shkrimi i plotë:
EDI KRISTAQI: ASKUSH NUK MUND T’I IKË GJYKIMIT TË ZOTIT DHE TË POPULLIT
Boll më! Ka ardhur koha e përgjegjësisë. Përballja me popullin dhe me historinë është e pashmangshme.
“O Edi Kristaqi, kuptoje njëherë e mirë se askush nuk mund t’i ikë përgjegjësisë përpara Zotit dhe përpara popullit.
Populli shqiptar e ka parë dhe është bindur për tradhtitë që i ke bërë vendit. Të akuzojnë se e ke shndërruar Shqipërinë në një narkoshtet dhe se ke bërë pasuri të paimagjinueshme, ndërsa qytetarët këtë e dinë dhe e komentojnë çdo ditë.
Ashtu siç të akuzon Shqipëria për tradhti, hajni dhe narkotizëm, aq më keq të akuzon edhe Kosova për lidhjet e tua me Serbinë dhe me trafikun e drogës, si dhe për tentimin për ta ndarë Shqipërinë në republika të vogla, siç tentove ta bësh me idenë e një republike të bektashinjve në Shqipëri.
Ti, Kristaq, shkove në Nish dhe, së bashku me Vuçiçin dhe Sorosin, erdhe me projektin e ndarjes së Kosovës.
Pikërisht për këto arsye, populli është ngritur në këmbë, proteston dhe të akuzon se ke dëmtuar Shqipërinë, Kosovën dhe interesat e tyre kombëtare.
Populli është ngritur në këmbë dhe po tenton t’i mbrojë pasuritë e veta dhe sektorët strategjikë të vendit, të cilët, sipas popullit ua ke dhënë në dorë të huajve, si dhe ke ndërmarrë politika që kanë krijuar përçarje dhe ndasi mes shqiptarëve.
Pikërisht për këto arsye, shumë shqiptarë në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo në botë të akuzojnë se je rreshtuar në anën e interesave që bien ndesh me interesin kombëtar dhe se ke ndjekur politika që kanë dëmtuar edhe çështjen e Shqipëris dhe Kosovës.
Edhe ti e di, Kristaq, se ke gabuar, prandaj sot është koha për reflektim dhe përgjegjësi , sepse gjykimi i historisë dhe i popullit është i pashmangshëm.”
