Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Bedri Hamza, është takuar sot me kryetarët dhe përfaqësuesit e komunave të cilat udhëhiqen nga PDK-ja.
Hamza ka thënë se në këtë kohë sfidash përgjigja është e qartë, punë dhe koordinim i zazhueshëm. Ndërsa ka pohuar se janë të përkushtuar për një Kosovë më të mirë për qytetarët.
“Një takim pune me kryetarët dhe përfaqësuesit e komunave që udhëhiqen nga PDK-ja.
Në kohë sfidash, përgjigjja jonë është e qartë: punë dhe koordinim i vazhdueshëm. Jemi të përkushtuar për një Kosovë më të mirë për qytetarët”, ka shkruar Hamza në Facebook.
