Zyrtarë të zbatimit të ligjit, të përfshirë në hetimin ndaj Cole Tomas Allen, i identifikuar nga burime si i dyshuari i ndaluar pas të shtënave në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, bëjnë të ditur se ai kishte blerë më parë armë në mënyrë të ligjshme.Sipas hetuesve të Byrosë së Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve (ATF), më 6 tetor 2023 Allen kishte blerë një pistoletë gjysmëautomatike të kalibrit 38 në Kaliforninë Jugore.
Më pas, më 17 gusht 2025, ai bleu edhe një pushkë gjahu 12-kalibërsh në qytetin e tij të lindjes, Torrance në Kaliforni.Autoritetet theksojnë se të dyja armët janë blerë në përputhje me ligjin dhe në secilin rast, Allen iu nënshtrua kontrollit përmes Sistemit Kombëtar të Kontrollit të Menjëhershëm të Sfondit Kriminal (NICS), të administruar nga FBI, për të verifikuar nëse kishte precedent penal, urdhra kufizues apo kërkime aktive.
Gjithashtu, ai plotësoi formularin ATF 4473, i njohur si Regjistri i Transaksioneve të Armëve të Zjarrit, i cili përdoret nga tregtarët për të vlerësuar nëse një blerje duhet të miratohet, të vonohet apo të refuzohet.
Sipas ligjit të shtetit të Kalifornisë, blerësit duhet të presin 10 ditë përpara se të marrin në dorë armën e blerë.
