Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dorëzuar zyrtarisht në Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkesën për organizimin e një ceremonie përkujtimore në nder të mikut të madh të shqiptarëve, Eliot Engel.
Haradinaj ka shkruar në Facebook se në këtë iniciativë synohet që Kuvendi të shprehë mirënjohjen institucionale për kontributin e Engel në mbështetje të lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës.
Sipas Haradinajt, Engel ka qenë një nga zërat më të fuqishëm në momentet më vendimtare të historisë së vendit, duke ndikuar në mobilizimin e politikës amerikane në përkrahje të Kosovës.
Propozimi përfshin mbajtjen e një seance të veçantë përkujtimore, krijimin e një çmimi vjetor me emrin “Eliot Engel”, si dhe vendosjen e një memoriali të përhershëm brenda hapësirave të Kuvendit.
Haradinaj ka theksuar se nderimi i miqve të Kosovës është detyrim institucional dhe kombëtar, ndërsa këtë iniciativë e ka cilësuar si hap të rëndësishëm për ruajtjen e kujtesës historike dhe forcimin e aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Propozimi
