![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/06/haradinaj-takon-deputetet-austriake-austria-ka-luajtur-rol-te-rendesishem-ne-fazat-me-kryesore-per-kosoven_649196e06e7af.jpeg?resize=850%2C567&ssl=1)
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim një delegacion nga Parlamenti i Austrisë.
Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.
“Bashkë me kolegë pritëm në selinë qendrore të Aleancës delegacionin nga Parlamenti i Austrisë, i përbërë nga deputetët anëtarë të grupit të miqësisë Austri-Kosovë”, është shprehur Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se kanë biseduar edhe për zhvillimet në veri të vendit.
“Në takim biseduam për zhvillimet politike në vend, ku ndamë shqetësimin e përbashkët për situatën e krijuar në veri të vendit. Biseduam edhe për hapat e mëtejmë për depërshkallëzimit të situatës dhe zbatimin sa më parë të Marrëveshjes së Ohrit”, është shprehur Haradinaj.
Haradinaj ka vlerësuar ndihmën e Austrisë në të gjitha fazat me rëndësi për Kosovën.
“Gjatë bashkëbisedimit vlerësova ndihmën e Austrisë në të gjitha fazat me rëndësi për Kosovën, si në aspektin politik dhe në atë ekonomik”, ka përfunduar Haradinaj.