Lajme

Policia konfiskon një armë zjarri gjatë kontrollit të një veture në Skenderaj

Një pistoletë me gjashtë fishekë është konfiskuar nga Policia e Kosovës gjatë kontrollit të një veture në Skenderaj. I dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri gjatë një kontrolli të realizuar në një veturë në Skenderaj.

Sipas njoftimit të policisë, patrulla policore gjatë kryerjes së detyrave të saj ka kontrolluar një veturë, ku te një person i dyshuar ka gjetur një pistoletë me gjashtë fishekë, transmeton “Bota sot”.

I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor, ku është intervistuar nga zyrtarët policorë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, ai është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Të Ngjashme