Lajme

Haradinaj thirrje pushtetarëve: Ndaluni, jeni duke shkuar në drejtim shumë të rrezikshëm

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar sërish rreth çështjes së presidentit, e cila u shty për në orën 14:00.

Ai tha se ata që udhëheqin shtetin, të hënën mbrëma, sipas tij kanë bërë shkelje kushtetuese, transmeton Klankosova.tv.

“Është një ngjarje shumë e rrezikshme, një drejtim i rrezikshëm, dhe vërtetë iu bëj thirrje që të ndalen, ruajtja, mbajtja dhe ardhja në pushtet është e mundshme duke respektuar Kushtetutën”, tha Haradinaj.

Sipas tij, nëse kjo situatë vazhdon në këtë avaz, ata do të detyrohen të iu drejtohen qytetarëve.

Të Ngjashme