Lajme

Haxhiu: Duhet të hetohen veprimet dhe mosveprimet e institucioneve pas vrasjes së Arlindës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se fjalët e Arlinda Zekajt, e cila u vra dje teksa priste mbrojtjen e shtetit, “sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim”.

Ajo ka theksuar se vëmendja duhet të përqendrohet te mënyra se si institucionet e vlerësojnë rrezikun, shkëmbejnë informacionet dhe sigurojnë zbatimin e masave mbrojtëse.

Sipas Haxhiut, në rastin e Arlinda Zekajt duhet të hetohen veprimet dhe mosveprimet e secilit institucion të përfshirë.

“Për këtë arsye, mënyra se si vlerësohet rreziku, si shkëmbehen informacionet mes institucioneve dhe si ndiqet zbatimi i masave mbrojtëse duhet të jenë në qendër të vëmendjes sonë. Në rastin e Arlindës kërkojmë të hetohet veprimi apo mosveprimi i secilit institucion që ka qenë i përfshirë”, ka deklaruar ajo.

Deklaratat e Haxhiut vijnë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ndërsa janë shtuar kërkesat për llogaridhënie institucionale lidhur me rastin.

Të Ngjashme