22.09.2026 – 19:22
Shqipe Selimi merr pjesë në takimin e thirrur nga Haxhiu me familjarët e ish-drejtuesve
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, ka bërë të ditur se ka pranuar ftesë nga Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, për takim.
Haxhiu u ka dërguar ftesa për takim familjarëve të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – të cilët, më 16 shtator u shpallën fajtorë nga Gjykata Speciale – duke u dënuar me gjithsej 81 vjet burgim.
Në një prononcim për median bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Selimi, ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në këtë takim.
Redaksia ka kontaktuar edhe me Altin Krasniqin, të birin e Jakup Krasniqit, i cili po ashtu ka konfirmuar se kanë pranuar ftesë nga Haxhiu, mirëpo theksoi se ende nuk kanë marrë vendim për pjesëmarrje.
22.09.2026 – 19:21
Haxhiu fton në takim familjarët e katërshes së UÇK-së, djali i Jakup Krasniqit konfirmon ftesën
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ftuar në takim familjarët e ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ftesa e saj vjen pak ditë pas dënimit të tyre në Hagë, me 81 vjet burgim.
Pranimin e ftesës e ka konfirmuar për median Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.
Ai bëri të ditur se ftesa ka arritur në adresë të tyre, mirëpo ende nuk kanë kthyer një përgjigje përfundimtare lidhur me praninë në takim.
“Po, e kemi një ftesë, por ende nuk e kemi konfirmuar pjesëmarrjen”, deklaroi Krasniqi.
22.09.2026 – 19:20
Haxhiu fton në takim familjet e ish-krerëve të UÇK-së
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka ftuar në takim familjet e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Burime të medias brenda Presidencës bëjnë me dije se Haxhiu iu ka dërguar ftesë për takim familjes Thaçi, Selimi, Krasniqi e Veseli.
Takimi pritet të mbahet brenda kësaj jave, teksa orari s’është caktuar ende.
Takimi vjen pas verdiktit të padrejtë që Gjykata Speciale dha ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Kujtojmë se të mërkurën e 16 shtatorit, Specialja dënoi me 25 vjet burg Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin. Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burg, sakaq Rexhep Selimi me 13 vjet sosh.
